Ndërlidhjet

Lirohet ushtari izraelit Gilad Shalit


Një ushtar izraelit u lirua nga Hamasi dhe u kthye në Izrael pas më shumë se pesë vjet robëri në Rripin e Gazës.

Hamasi e ka lëshuar Gilad Shalitin dhe ua ka dorëzuar atë zyrtarëve egjiptianë në Egjipt sot, si pjesë e një marrëveshje izraelito-palestineze për shkëmbimin e të burgosurve e ndërmjetësuar nga Egjipti.

Në të njëjtën kohë, Izraeli filloi lëshimin e qindra të burgosurve palestinezë. Zëdhënësja e ushtrisë izraelite, Avital Leiboviq, duke folur menjëherë pas arritjes së Shalit në Izrael, tha se ai ishte në shëndet të mirë.

Shalit u mbajt në Gaza që kur ishte kapur nga militantët palestinezë në një sulm ndërkufitar në vitin 2006.

Izraeli do të lëshojë më shumë se 1.000 palestinezë për lirimin e Shalitit.

Sot, 477 të burgosurit do të lirohen, si dhe një 550 të tjere do të lirohen më vonë këtë vit.

Marrëveshja u arrit në mes të Hamasit dhe qeverisë izraelite javën e kaluar me ndërmjetësimin e Egjiptit
XS
SM
MD
LG