Ndërlidhjet

Balansimi delikat me protestuesit

  • Heather Maher

Okupimi i Wall Street

Okupimi i Wall Street


Lëvizja Okupimi i Wall Street-it në Shtetet e Bashkuara, i ka inspiruar mijëra njerëz për të deklaruar se ata janë pjesë e “99 përqindëshit”, që po përjetojnë humbje në atë që ata e shohin si ekonomi globale jokorrekte.

Ne jemi 99%! Ne jemi 99%!", brohoriste turma e protestuesve.

Kjo, po ashtu, i ka inspiruar edhe mijëra policë për të mos i përdorë tubat me gaz dhe prangat plastike për t’u marrë me protestuesit, që refuzojnë të largohen nga tendat–qytete, në parqet publike dhe të cilët i bllokojnë rrugët me marshimet e tyre.

Policia ballafaqohet me sfidën e bilancit ndërmjet të drejtës së amerikanëve për liri të shprehjes dhe të tubimit, që është e garantuar me Amandamentin e Parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, me detyrën për ta mbajtur rendin publik.

Nëse ky bilanc po mbahet, varet nga ajo se me kë bisedoni.

Kur e gjithë kjo filloi para një muaji, lëvizja Okupimi i Wall Street-it përbëhej vetëm nga një numër i vogël i aktivistëve në qytetin e Nju Jorkut, të cilit kishin ngritur kamp në parkun në pronësi private, në kuartin financiar të qytetit dhe brohorisnin “populli, jo profitet” në drejtim të bankierëve të Wall Street-it dhe biznesmenëve që lëviznin me shpejtësi.

Ky grup i vogël nuk kishte leje zyrtare për të mbajtur protestë, por ata aktivitetin e tyre e zhvillonin në trotuare, kështu që policia nuk ishte marrë me ta.

Por, ky aranzhim miqësor ndryshoi më 1 tetor kur ky grup, tashmë me afro 1 mijë pjesëmarrës, vendosi ta testojë durimin e qytetit, duke e bllokuar Urën e Bruklinit.

Policia ndërhyri dhe i arrestoi 700 njerëz, të cilët ishin akuzuar për sjellje të parregullt dhe bllokim të trafikut. Ata ishin gjobitur dhe ishin liruar disa orë më vonë.

Këto arrestime, megjithatë, ishin pikë kthese si për demonstruesit ashtu edhe për policinë.

Dy javë prej atëherë, lëvizja Okupimi i Wall Street-it është rritur dhe është forcuar.

Rrjedhimisht edhe policia e ka shtuar numrin e pjesëtarëve të saj për t’i mbajtur nën kontroll ata.

Gjatë gati një muaji të protestave të vazhdueshme, disa njerëz janë marrë nga policia, e cila kishte përdorë pranga plastike, ndërsa ishte përdorë edhe spërkatja me gaz.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Pol Braun, më se 100 veprimtarë ishin arrestuar gjatë fundjavës së kaluar në Nju Jork, gjatë protestave më të mëdha deri tash dhe ata ishin akuzuar për shkelje të parkut, mosrespektim të pronësisë, çrregullim të rendit, madje edhe për “bredhje me maska”.

Pashmangshëm, përleshjet kanë çuar edhe në akuza për brutalitet të policisë.

Moderatori i njohur në rrjetin televiziv, MSNBC, Lorenc O Donell, aktualisht e ka transmetuar një video nga YouTube, në të cilën shihet se si ndaj aktivistëve hedhet gaz, me ta veprohet ashpër dhe arrestohen.

Moderatori pastaj për disa minuta e ka dënuar sjelljen e anëtarëve të forcës policore të Nju Jorkut, për përdorim të taktikave të ashpra.

Ne nuk po bëjmë asgjë. Ju e dëgjuat gruan duke thënë se policia i rrëmbente njerëzit absolutisht pa arsye, duke i përplasur në trotuar dhe duke i arrestuar ata. Ne nuk po bëjmë asgjë. Ne do t’i publikojmë të gjitha videot që i kemi nga kjo protestë në bllogun tonë dhe ju nuk do ta gjeni askënd që bënë diçka që paraqet bazë juridike për arrest”, tha moderatori O Donell.

Konfrontime të ngjashme kanë ndodhur, në shkallë më të vogël, edhe në disa qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara gjatë ditëve të fundit.

Në Boston, 141 protestues janë arrestuar për okupimin e rrugës dhe për refuzimin që të largohen nga parku publik.

Zëdhënësi i demonstruesve, Filip Anderson, për faqen në Internet, Boston.com, tha :

Në orën 1:30, 200 policë special kanë ndërhyrë. ishte një lloj brutal i ndërhyrjes.

Në orën 1:30, 200 policë special kanë ndërhyrë. ishte një lloj brutal i ndërhyrjes. Veteranët, punëtorët e sindikatave, studentët, ishin përplasur në tokë dhe kanë tërhequr zvarrë. Disa njerëz e kanë lënduar vetveten. Më tepër se 100 njerëz janë arrestuar, përfshirë punëtorë shëndetësorë, vëzhgues juridikë, e të tjerë, dhe për disa orë ne kemi mbledhur afro 4000 dollarë për t’i nxjerrë nga arresti. Shumica prej tyre janë jashtë burgut, disa janë ende atje, por po bëhen aranzhime”, tha zëdhënësi Anderson.

Prefekti i Bopstonit, Thomas Menino, tha se ai pajtohet me kauzën e protestuesve, por nuk mund t’i lejonte që ta “bllokojnë qytetin”.

E kuptoj se ata e kanë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e lirisë së fjalës, por mosbindja civile nuk do të lejohet”, tha prefekti Menino.

Prefekti i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, pothuajse i ka thënë fjalët e njëjta. Ai theksoi se e mbështet të drejtën e protestuesve për liri të shprehjes, derisa ata nuk e shkelin ligjin.

Kushtetua nuk i mbron tendat”, tha ai dhe shtoi se “ajo e mbron fjalën dhe tubimin”. (f. b.)


XS
SM
MD
LG