Ndërlidhjet

Drevs: Jam i zhgënjyer që barrikadat nuk janë hequr


Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drevs, tha sot se “është i zhgënjyer” që serbët në pjesën veriore të Kosovës, nuk i kanë larguar barrikadat dhe ka konkluduar se “qytetarët në veri nuk e kanë kaluar testin”.

Gjenerali Drevs tha se i ka dërguar dy konvoje në drejtim të kalimeve dhe sipas informacioneve të tij, të dy konvojet “janë ndalur”.

Këto komente ai i bëri sot në Lipjan, ku u takua me kryetarin e komunës, Shukri Buja.

Më herët KFOR-i kishte kërkuar që deri të martën, në pjesën veriore të Kosovës, të largohen barrikadat.

Nga Brukseli raportohet se NATO-ja ka thënë se komandanti i forcës së saj paqeruajtëse në Kosovë, Erhard Drevs, po mbanë bisedime me të gjitha palët në përpjekje që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore.
XS
SM
MD
LG