Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga eksplodimi në minierë – një i vrarë


Një xehetar është vrarë dhe së paku 12 të tjerë janë plagosur, dy prej tyre seriozisht, nga një eksplodim në minierën e kromit në pjesën verilindore të Shqipërisë, kanë njoftuar udhëheqës të një spitali.

“Dy xehetarët e plagosur seriozisht janë dërguar me helikopter në spitalin ushtarak në Tiranë”, tha drejtori i spitalit në Bulqizë, Fatos Hoxha.

Mediat lokale kanë raportuar se një xehetar tjetër konsiderohet i zhdukur.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i shpërthimit.

Punëtorët në këtë minierë, që prodhon afro 70 mijë tonelata të kromit në vit, posa e kanë mbyllur një grevë njëjavore lidhur me pakënaqësit për rroga dhe kushtet e punës.
XS
SM
MD
LG