Ndërlidhjet

Shqiptari, pasi i refuzohet hyrja, bie nga treni dhe vdes


Një shqiptar, të cilit nuk i ishte lejuar hyrja në Britani, ra nga treni i shpejtë Eurostar dhe vdiq, duke udhëtuar prapa në Bruksel, ka njoftuar sot policia.

Incidenti, në të cilin ishte i involvuar shqiptari 22 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, ndodhi afër qytetit Eshfrod të Kentit, në pjesën jugore të Anglisë, pak kohë pasi treni kishte hyrë në tunelin e Kanalit në pjesën britanike, të hënën në mëngjes.

Qarkullimi i trenit ishte ndalur për disa orë, duke shkaktuar vonesa edhe te trenat e tjerë.

Hekurudha nëpër tunel të Kanalit, që e lidhë Britaninë, Francën dhe Belgjikën, shpeshherë shfrytëzohet nga imigrantët ilegalë që të hyjnë në Britani.
XS
SM
MD
LG