Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Nga eksplodimi i bombës u vranë 5 policë dhe 2 civilë


Zyrtarët thonë se nga një eksplodim i bombës janë vrarë pesë policë dhe dy civilë në pjesën juglindore të Turqisë.

Duket se një makinë e policisë ishte cak i këtij sulmi, që u bë sot në qytetin Gurojmak në provincën Bitlis. Civilët e vrarë udhëtonin me një kamion prapa policisë.

Nga një sulm tjetër me bombë, në provincën Mardin, në pjesën jugliondore të Turqisë, është plagosur një ushtar.

Forcat e sigurisë po kërkonin për sulmuesit në këtë hapësirë, që besohet se ishin anëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Sulmet nga kryengritësit e kësaj partie janë pothuajse të zakonshme në pjesën lindore dhe juglindore të Turqisë.

Partia Punëtore e Kurdistanit, që nga Turqia dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare konsiderohet organizatë terroriste, në vitin 1984 i mori armët në duar, në pjesën juglindore të Turqisë, e banuar me popullatë shumicë kurde, duke shkaktuar konflikt, nga i cili janë vrarë afro 45 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG