Ndërlidhjet

Britani: Ngrihen pasuritë e pesë iranianëve


Britania ka ngrirë pasuritë e pesë personave, si pasojë e dyshimeve për përfshirjen e tyre në një komplot iranian për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.

Ky aksion përfshin dy të akuzuarit, Mansor Arbabsiar, një 56-vjeçar iraniano-amerikan, dhe Gholam Shakuri, një anëtar i dyshuar i Forcës së Kudsit të Iranit, i cili është i lirë.

Sekretari i jashtëm britanik Uilliam Hague, i tha Reuters se po priste që vendet e tjera të BE-së të ndërmarrin hapa të ngjashëm.
XS
SM
MD
LG