Ndërlidhjet

logo-print

Amnesty International: “Kujdes me eksportin e armëve”


Amnesty International, thotë se shumë vende që tani po mbështesin protestat në Lindjen e Mesme, kanë qenë furnizues të disa armëve të përdorura kundër demonstruesve.

Në një raport të ri, Amnesty International, ka studiuar transferimet e armëve në Egjipt, Libi, Jemen, Siri dhe Bahrein që nga viti 2005.

Sipas këtij studimi, në mesin e furnizuesve kryesor me armë për këto vende ishin Rusia, Shtetet e Bashkuara, Franca, Republika Çeke si dhe Bullgara.

Ky grup thotë se duhet të forcohen kontrollet e eksportit të armëve, për të shmangur rrezikun që këto armë të përdoren për shkelje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG