Ndërlidhjet

Turqi: Vriten 26 ushtarë dhe policë


Së paku 26 ushtarë dhe policë u raportuan të vrarë sot në një sulm ndaj forcave të sigurisë në Turqinë juglindore, që dyshohet të jetë kryer nga rebelët kurdë.

Raportet e mediave lokale kanë bërë të ditur se 18 ushtarë të tjerë janë plagosur kur militantët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, sulmuan disa vende sot në provincën Hakari, pranë kufirit me Irakun.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga ushtria turke, por raportet e mediave thanë që komandot turke kaluan kufirin në Irakun verior për të ndjekur rebelët që po iknin.

Me të dëgjuar për këtë sulm, kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan, ka anuluar një udhëtim të planifikuar më parë për Kazakistan.

Sulmi i sotëm është njëra nga rebelimet më të përgjakshme që ka parë Turqia ndër vite.
XS
SM
MD
LG