Ndërlidhjet

Franca fillon tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani


Ministri francez i mbrojtjes, Zherard Lonzhe, tha se vendi i tij do të fillojë sot tëheqjen e trupave nga Afganistani.

Lonzhe, tha se 200 trupat e para franceze që do ta lënë Afganistanin ndodhen në Kabul, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që rreth 1000 ushtarë francez të kthehen në vendin e tyre.

Vendin e trupave franceze, thuhet se do ta zënë trupat afgane, derisa procesi i tërheqjes vazhdon.

Franca planifikon që deri në fund të vitit 2014, t'i largojë të gjithë ushtarët nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG