Një familje pesëanëtarëshe, nëna me tri vajza dhe një djalë, tash e disa muaj po qëndron në Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë (QIRSKP), në Shtime.
Kjo familje është në mesin e 58 pacientëve, nga të cilët 19 janë të kombësisë serbe, derisa të tjerët janë shqiptarë.
Një dhomë e mbushur plot tym, fotografi të vendosura në mure me vizatime të bëra nga vetë banorët e kësaj qendre, është ambienti ku pacientët e kalojnë ditën.
Arsim Hasimi, ndihmës-infermier, punon që nëntë vjet në këtë qendër. Ai flet për përvojën e tij.
“Unë kujdesem që 9 vjet për këta njerëz. Duhet të rehabilitohesh si me familjarë. Kushtet i kanë të mira, kanë ushqim të mirë, cigare ju sigurojnë, sepse pothuajse secili tymos cigare”, shprehet Hasimi.
Ndërkaq, Aziz Sadriu, po ashtu ndihmës infermier, thotë se mundohen që pacientët t’i angazhojnë me aktivitete të ndryshme dhe t’ua bëjnë ditën sa me atraktive.
Ai flet për familjen pesëanëtarëshe që tashmë po jeton në këtë qendër.
“Është sjellë një familje pesëanëtarëshe nga Kryqi i Kuq. Ata kanë jetuar në komunën e Mitrovicës. Këta pacientë kanë ardhur në Shtime, në Qendrën Psikiatrike. Ne kujdesemi për ta, që të jetojnë edhe këta mirë”, thotë Sadriu.
Ndërsa drejtori i kësaj QIRSKP-së, Ajet Bunjaku, thotë se kjo qendër përballet me probleme të natyrave të ndryshme, edhe pse, siç thotë ai, po të krahasohet me vitet paraprake, kushtet janë dukshëm më të mira.
Ai thotë se buxheti prej 217 mijë eurosh, nuk lejon që pacientët e kësaj qendre të kenë kushte më të mira se kaq.
“Ministria e Shëndetësisë ka pasur konsideratë ndaj kësaj qendre sa i përket buxhetit, por ne kemi nevojë për një ngritje, sepse të gjithë pacientët ushqehen nga 3 herë në ditë, dhe kjo kushton shumë. Buxheti i qendrës është 217 mijë euro, për mallra dhe shërbime, por gjysmën e buxhetit e merr ngrohja qendrore”, shprehet Bunjaku.
Problem për QIRSKP-në paraqet edhe mungesa e stafit. Këtu punojnë vetëm 12 punëtorë, derisa puna bëhet edhe me ndërrime.
Have Ahmeti, ndihmëse infermiere, thotë se kujdestaritë e natës janë shumë të vështira.
“Unë kujdesem për 30 gra, i kemi të ndarë burrat veç, gratë veç. Bëjmë edhe kujdestarinë e natës. Nata është e vështirë. Nuk janë shumë të rrezikshëm, por ka raste kur në ndonjë krizë edhe të sulmojnë”, shprehet ajo.
Në anën tjetër, Behxhet Shala, nga Këshilli për Lirinë dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, thotë se krahasuar me vitet paraprake, kjo qendër tash është në gjendje relativisht të mirë.
Sipas tij, kësaj qendre duhet t’i rritet buxheti, në mënyrë që t’i përmirësohen edhe më tej kushtet. Shala gjithashtu potencon mungesën e stafit profesional që do të duhej të merrej me pacientët në këtë qendër.
“Ne kemi vizituar institutin në Shtime disa herë. Kushtet janë përmirësuar dukshëm, por mungon stafi profesional i kualifikuar, në përputhje me nevojat që kanë personat që vuajnë nga sëmundjet mendore. Ne kemi sugjeruar që të hapen vende të reja të punës dhe të rritet buxheti”, shprehet Shala.
Drejtori Ajet Bunjaku thotë se vizitat e familjarëve janë të rralla. Sipas tij, ato ndodhin kryesisht për festa.
Kjo familje është në mesin e 58 pacientëve, nga të cilët 19 janë të kombësisë serbe, derisa të tjerët janë shqiptarë.
Një dhomë e mbushur plot tym, fotografi të vendosura në mure me vizatime të bëra nga vetë banorët e kësaj qendre, është ambienti ku pacientët e kalojnë ditën.
Arsim Hasimi, ndihmës-infermier, punon që nëntë vjet në këtë qendër. Ai flet për përvojën e tij.
“Unë kujdesem që 9 vjet për këta njerëz. Duhet të rehabilitohesh si me familjarë. Kushtet i kanë të mira, kanë ushqim të mirë, cigare ju sigurojnë, sepse pothuajse secili tymos cigare”, shprehet Hasimi.
Ndërkaq, Aziz Sadriu, po ashtu ndihmës infermier, thotë se mundohen që pacientët t’i angazhojnë me aktivitete të ndryshme dhe t’ua bëjnë ditën sa me atraktive.
Ai flet për familjen pesëanëtarëshe që tashmë po jeton në këtë qendër.
“Është sjellë një familje pesëanëtarëshe nga Kryqi i Kuq. Ata kanë jetuar në komunën e Mitrovicës. Këta pacientë kanë ardhur në Shtime, në Qendrën Psikiatrike. Ne kujdesemi për ta, që të jetojnë edhe këta mirë”, thotë Sadriu.
Ndërsa drejtori i kësaj QIRSKP-së, Ajet Bunjaku, thotë se kjo qendër përballet me probleme të natyrave të ndryshme, edhe pse, siç thotë ai, po të krahasohet me vitet paraprake, kushtet janë dukshëm më të mira.
Ai thotë se buxheti prej 217 mijë eurosh, nuk lejon që pacientët e kësaj qendre të kenë kushte më të mira se kaq.
Buxheti i qendrës është 217 mijë euro, për mallra dhe shërbime, por gjysmën e buxhetit e merr ngrohja qendrore.