Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet selia e LDK-së


Zyra për informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme, selia kësaj partie në Prishtinë, ka qenë cak i një sulmi vandal. Gjatë atij sulmi, janë djegur posterët e vënë në murin ballor të ndërtesës së LDK-së.

Përmes një deklarate të lëshuar për media Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër këtë akt dhe e konsideron si një sulm kundër LDK-së si subjekt politik dhe kundër anëtarësisë e simpatizantëve të saj.

Përmes kësaj deklaratë LDK-ja, kërkon nga strukturat përkatëse që ta hetojnë deri në fund këtë akt dhe që autorët e tij të zbulohen dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
XS
SM
MD
LG