Ndërlidhjet

Respekton vendimin për gjykimin e Mlladiqit


Prokurori udhëheqës në rastin e ish-kreut të ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq, tha të mërkurën se nuk do të apelojë një vendim të gjykatës, me të cilin kundërshtohen dy gjykime të ndara rreth akuzave ndaj Mlladiqit, njoftoi AFP-ja.

“Jemi në një sistem ku fjala e fundit u takon gjykatësve. Të kesh mendime të ndryshme nuk është arsye për të apeluar-të nevojitet një bazë ligjore”, u tha gazetarëve Serge Bramerc.

Mlladiq, i njohur gjithashtu si “kasapi i Bosnjës” ballafaqohet me 11 akuza për gjendocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në rolin e tij gjatë luftës ndërmjet viteve 1992 dhe 1995 në Bosnjë.

Në muajin gusht, Bramerc i kishte kërkuar gjykatës të ndajë në dy pjesë gjykimin-në mënyrë që njëra pjesë të trajtonte vetëm ngjarjet në Srebrenicë, ndërsa tjetra të merrej me akuzat e mbetura: rrethimin 44 mujor të Sarajevës, i cili mori jetën e 10 000 njerëzve, krimet në komuna të tjera boshnjake dhe rrëmbimin e stafit të Kombeve të Bashkuara.

Por, më 13 tetor, gjykata hodhi poshtë kërkesën e tij me arsyetimin se “dy gjykime të ndara mund ta paragjykonin të akuzuarin, të shndërronin gjykimin në një proces më pak të menaxhueshëm dhe më pak efikas dhe të rrezikonin padrejtësisht dëshmitarët”.

Bramerc kishte pohuar të kundërtën në kërkesës për ndarjen në dysh të gjykimit.
XS
SM
MD
LG