Ndërlidhjet

Amfilohije: Ndërkombëtarët në Kosovë- më keq se Hitleri


Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe e krahasoi, të mërkurën, praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me okupimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitlerit duke thënë se madje edhe nazistët kanë qenë më të arsyeshëm se sa politikanët evropianë.

Agjencia e lajmeve DPA njofton se komentet e peshkopit Amfilohije u janë referuar përpjekjeve të qeverisë së Kosovës-të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, për marrjen nën kontroll të enklavave serbe.

“U kërkoj të gjithë politikanëve-edhe atyre vendorë, edhe atyre evropianë, të mendojnë arsyeshëm, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për tragjedinë e Kosovës” tha ai gjatë prezantimit të librave të tij në Kosovë për të theksuar:

“Edhe Hitleri ka pasur arsye të mjaftueshme për ta lënë pjesën veriore të Kosovës nën administrimin e Serbisë, edhe pse ajo ishte nën okupimin gjerman”.
XS
SM
MD
LG