Ndërlidhjet

Turqia nis sulm të papritur në Irak


Forcat turke, të mbështetura nga aeroplanët dhe helikopterët ushtarakë, kanë nisur një sulm të papritur në veri të Irakut, disa orë pasi rebelët kurdë vranë 24 ushtarë në sulmet përgjatë kufirit.

Ngjarja përshkruhej si aksioni më vdekjeprurës i rebelëve kurdë në disa vitet e kaluara.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili pas sulmit anuloi një vizitë për në Kazakistan, tha se Turqia është në “ndjekje” të militantëve kurdë.

Televizioni NTV njoftoi se trupat turke dhe komandot ajrore kanë depërtuar diku katër kilometra në brendi të Irakut. Partia e Punëtorëve Kurdë tha se përleshjet po ndodhin në dy zona të ndara në afërsi të kufirit turko-izraelit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, dënoi vrasjet të cilat i quajti “një sulm të egër terrorist”-sulme këto që i dënoi dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen. (e.p.)

XS
SM
MD
LG