Ndërlidhjet

Caktohet kreu i ardhshëm i Tribunalit të Hagës


Gjykatësi Teodor Meron nga Shtetet e Bashkuara është zgjedhur president i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Kombet e Bashkuara, përmes një njoftimi, bënë të ditur se mandati dy-vjeçar i Meronit do të nisë më 17 nëntor.

Ai do ta pasojë gjykatësin xhamajkan, Petrik Robinsën.

Gjatë mandatit të tij, Meron pritet të dëgjojë rastet kundër dy të dyshuarve kryesorë për krime lufte gjatë luftërave në Ballkan, ish-udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, dhe ish-kreun e ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq.

Që të dytë akuzohen për sjelljet mizore-përfshirë gjenocidin, vrasjet, dëbimet, rrëmbimet dhe shkaktimin e terrorit në mesin e civilëve.

Meron, 81 vjeçar, është gjykatës në Tribunalin Ndërkombëtar që nga viti 2001, ndërsa kishte shërbyer më herët si president i Tribunalit prej marsit të vitit 2003 e deri në nëntor të vitit 2005.

Deklarata e OKB-së e cilëson Meronin “një studiues udhëheqës i së drejtës humanitare ndërkombëtare, i të drejtave të njeriut dhe i së drejtës ndërkombëtare kriminale”.
XS
SM
MD
LG