Ndërlidhjet

Sarkozi bëhet baba-për të katërten herë


Mediat në Paris njoftojnë se Karla Bryni-bashkëshortja e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, ka lindur një vajzë.

Supermodelja 43 vjeçare thuhet se ka lindur të mërkurën mbrëma në një klinikë private në kryeqytetin francez.

Mediat thonë se Sarkozi nuk ishte i pranishëm kur lindi fëmiju, por arriti pak pas lindjes duke u kthyer nga Gjermania ku kishte zhvilluar disa takime që në qendër të diskutimit kishin krizën e borxheve në Eurozonë.

Vajza e çiftit, i cili u martua në vitin 2008, është fëmiju i tyre i parë-Bryni ka një djalë nga martesa e mëparshme, ndërsa presidenti ka tre fëmijë nga dy martesat e mëparshme.
XS
SM
MD
LG