Ndërlidhjet

Priten trazira të reja kundër masave shtrënguese


Në Greqi priten trazira të tjera gjatë ditës kur parlamenti pritet të votojë rreth detajeve për masa të shtrënguara financiare, të cilat nevojiten të miratohen për ta shpëtuar vendin nga falimentimi.

Të mërkurën raportohej për trazira dhe plaçkitje në Athinë, ku protestuesit-kryesisht të rinj, u përleshën me policinë gjatë tubimeve kundër qeverisë.

Sipas autoriteteve, rreth 50 policë janë lënduar gjatë këtyre ngjarjeve, në të cilat thuhet se kanë marrë pjesë diku 100 000 njerëz.

Punëtorët, ndërkohë, pritet të hyjnë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme, e cila të mërkurën çoi në bllokimin e shumë shërbimeve në Greqi, duke ndalur fluturimet e anijet dhe duke shkaktuar mbylljen e zyrave, dyqaneve dhe bankave.
XS
SM
MD
LG