Ndërlidhjet

logo-print

KFOR-i nis heqjen e barrikadave


Ushtarët e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që po i pengonin ata në heqjen e barikadave rrugore në veri të Mitrovicës- në kufirin me Serbinë.

Diku 150 serbë thuhet se tentuan të parandalojnë ushtarët e KFOR-it në largimin e barrikadave në një nga rrugët kryesore që çon në pikën kufitare në Bërnjak.

Ata u shpërndanë pas lirimit të gazit lotsjellës.

Bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe atyre të misionit të NATO-s lidhur me heqjen e barrikadave rezultuan të pasuksesshme të mërkurën.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, përmes një deklarate për media u kërkoi serbëve kosovarë të mbesin të qetë, ndërsa NATO-s t’i shmanget përdorimit të dhunës.

“Liderët e serbëve lokalë do të duhej të punonin vetëm në interesin e njerzve dhe jo nën ndikimin e disa partive politike serbe”, theksoi Tadiq.
XS
SM
MD
LG