Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet për Sirten


Mediat arabe bëjnë të ditur se lidershipi i Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë ka ripërtërirë ofensivën ndaj bastioneve të fundit të mbetura të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Al Jazeera njoftoi se Sirte është sulmuar me raketa dhe tanke në orët e hershme të mëngjesit.

Forcat e KKT-së, për javë të tëra, janë duke luftar për të marrë kontrollin mbi Sirten.

Më herët këtë javë, forcat arritën të marrin kontrollin mbi Bani Validin.
XS
SM
MD
LG