Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani ushtarak


Forca ajrore e Rusisë bëri të ditur se një nga aeroplanët e saj ushtarakë është rrëzuar në lindje të vendit duke lënë të vrarë dy anëtarët në bord.

Zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Vlladimir Drik, tha në një deklaratë se aeroplani bombardues Su-24 u rrëzua duke tentuar të aterojë në një bazë ajrore në rajonin Amur të Ukrainës.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar detaje të tjera rreth aksidentit, shkaktari i të cilit nuk ishte i njohur menjëherë.
XS
SM
MD
LG