Ndërlidhjet

logo-print

Përplasen dy anijë afër portit të Durrësit


Tre marinarë kanë vdekur, ndërsa pesë të tjerë mbesin të zhdukur pasi anija e tyre komerciale nga Turqia u përplas me një anije pasangjerësh duke u fundosur në detin Adriatik, njoftuan zyrtarët e portit të Shqipërisë.

Anija tri tonëshe Reina 1, e cila po lundronte me flamur maltez, u fundos menjëherë pas përplasjes me anijen e bartjes së veturave Ankara në ujërat ndërkombëtarë, tha zëdhënësja e policisë, Ornela Cako.

Aksidenti thuhet se ndodhi rreth një orë pas mesnate diku 30 kilimetra nga porti i Durresit.

Një trup i pajetë është nxjerrë nga anija, derisa dy të tjerë janë lokalizuar por nuk janë nxjerrë ende mbi sipërfaqe për shkak të valëve të ashpëra, i tha kreu i portit agjencisë së lajmeve AP përmes telefonit.

Dy marinarë shpëtuan.

Reina 1 ishte nisur në drejtim të Malit të Zi me një ekuipazh prej dhjetë turqish.

Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar në anijen e cila u nis nga Durrësi për në portin italian të Barit me diku 200 pasangjerë.

Policia nuk dha informata për arsyen e përplasjes.

Policia dhe anijet e helikopterët ushtarakë kanë nisur tashmë një operacion të kërkim-shpëtimit.
XS
SM
MD
LG