Ndërlidhjet

logo-print

Lëndohen tetë ushtarë të KFOR-it


Janë lënduar tetë ushtarë të KFOR-it në aksionin e sotëm për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri të Kosovës.

Nga Zyra për Informim e KFOR-it thuhet se njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit.

KFOR-i ka nisur në orët e hershme të mëngjesit një aksion për heqjen e barrikadave në rrugët që çojnë në pikën kufitare 31, në Bërnjak.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, tha se “se operacioni, deri tash, ishte i suksesshëm".

"Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, tha Novicki.
XS
SM
MD
LG