Ndërlidhjet

Varrosen ushtarët në Turqi


Turqia po varros sot 24 ushtarët e saj të cilët u vranë nga rebelët kurdë në kufi me Irakun.

Aeroplanët ushtarakë të Turqisë vazhduan sulmet ndaj rebelëve të dyshuar në bazat në veri të Irakut në ditën e dytë si kundërpërgjigjie ndaj vrasjeve.

Mediat turke raportuan se 200 deri në 250 luftëtarë të Partisë së Punëtorëve Kurdë kaluan të martën kufirin nga Iraku për në Turqi duke i sulmuar pikat ushtarake.

Sulmi vlerësohej të ishte më vdekjeprurësi në 18 vitet e kaluara.

Presidenti turk, Abdullah Gyl, paralajmëroi se përgjigjia do të ishte e hidhur.

Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë që kur PKK-ja ka kapur armët për të luftuar kundër shtetit turk në vitin 1984.
XS
SM
MD
LG