Ndërlidhjet

Marrin kontrollin mbi Sirten


Komandatët e vijës së frontit thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi Sirten-bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.

Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.
XS
SM
MD
LG