Ndërlidhjet

EULEX-i kërkon respektim të sundimit të ligjit


EULEX-i u kërkoi të gjithë qytetarëve ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë sundimin e ligjit.

Në një deklaratë që misioni lëshoi për të dhënë detaje rrëth operacionit të përbashkët për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, EULEX theksoi se veprimet në fjalë janë ndërmarrë afër pikëkalimit 31 si dhe në zonën e Zubin Potokut.

“Barrikadat u larguan dhe u vendosën pika të kontrollit për automjete dhe postblloqe. Qëllimi i përgjithshëm është që të përmirësohet gjendja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. EULEX-i i ndaloi për një kohë të shkurtër disa persona afër Pikëkalimit 31, por ata u liruan më vonë. Janë shënuar disa incidente të vogla”, thuhet në deklaratën e misionit evropian.
XS
SM
MD
LG