Ndërlidhjet

logo-print

E zënë Gadafin?!


CNN po citon një televizion të Libisë të ketë raportuar se është zënë në Sirte presidenti i dëbuar i këtij shteti, Maumer Gadafi.

Sipas televizionit arab, Al Jazeera, Gadafi është zënë duke vozitur në një vargon të veturave që po iknin nga Sirte.

Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë, Abdel Xhalid, tha se Gadafi u plagos në të dy këmbët dhe se në atë gjendje u dërgua për në spital.

Mirëpo, as CNN e as BBC nuk kanë mundur të konfirmojnë raportet në fjalë.

Informatat nuk kanë mundur të konfirmohen, deri më tani, as nga departamenti amerikan i shtetit.

Kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.

Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.
XS
SM
MD
LG