Ndërlidhjet

Iraku-i gatshëm për bashkëpunim me Turqinë


Ministria e jashtme e Irakut dënoi sulmin e rebelëve kurdë, gjatë të cilit u vranë 24 ushtarë turkë, ndërsa theksoi gatishmërinë e vendit për të bashkëpunuar me Turqinë rreth sigurisë rajonale.

Në një deklaratë të lëshuar nga ministria theksohet: “Qeveria e Irakut dënon aktet terroriste të Partisë së Punëtorëve Kurdë…dhe konfirmon sërish se Iraku nuk do të strehojë e as të ndihmojë ndonjë grup të armatosur terrorist”.

Në deklaratë poashtu thuhet se qeveria e Irakut dhe qeveria rajonale e kurdëve do të bashkëpunojnë me qeverinë turke “për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla”.

Reagimi i Bagdadit erdhi në ditën kur Turqia varrosi ushtarët e vrarë.

Në ndërkohë, kanë vazhduar veprimet e aeroplanëve turkë në bazat që dyshohet të jenë ato të rebelëve kurdë në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG