Ndërlidhjet

Klinton-optimiste për bisedimet me talebanët


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se bisedimet me talebanët për t’i dhënë fund luftës në Afganistan janë ende të mundshme, por se militantët do të ballafaqohen me sulme të vazhdueshme nëse nuk bashkëpunojnë.

Këto komente Klinton i bëri në Kabul, ku arriti të mërkurën për ta takuar presidentin afgan, Hamid Karzai, dhe liderë të shoqërisë civile.

Klinton tha se bisedimet me talebanët duhet të jenë pjesë e një procesi gjithëpërfshirës politik, i cili do të mbronte të arriturat e bëra në vitet e fundit, ndërsa do t’i nevojitej mbështetja e fqinjëve të Afganistanit.

Ajo theksoi se veçanërisht bashkëpunimi i Pakistanit është i rëndësishëm për të ardhmën e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG