Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi dënon dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dënoi dhunën e ushtruar mbi ushtarët e forcës paqëruajtëse të KFOR-it nga ana e pjesëtarëve të strukturave kriminale në veri, ndërsa theksoi se eskalimi i dhunës nuk është në interes të askujt”, bëri të ditur Zyra për informim e qeverisë së Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar vlerësoi se operacioni për largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugëve në veri hyn në kuadër të përkushtimeve institucionale të Republikës së Kosovës për të garantuar lirinë e plotë të lëvizjes, vendosjen e rendit dhe ligjit, për të krijuar siguri, paqe, integrim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në pjesën veriore të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë përkushtimin e vazhdueshëm të forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, që në kuadër të mandatit të tyre, po përmbushin angazhimet për vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pjesën veriore të vendit”, citon komunikata për media kryeministrin Thaçi.
XS
SM
MD
LG