Ndërlidhjet

Ende e pakonfirmuar zënia e Gadafit


Raportet nga Libia vazhdojnë të thonë se është zënë në Sirte apo është vrarë ish-presidenti i dëbuar i Libisë, Muamer Gadafi.

Mirëpo, një zëdhënës i Këshillit Kombëtar Tranzicional i tha BBC-së se raportet nuk janë konfirmuar ende nga lidershipi i përkohshëm i Libisë.

Zëdhënësi i KKT-së, Mahmud Shamam, u shpreh:

“Ne nuk mund të konfirmojmë se Muamer Gadafi ose ndonjë zyrtarë tjetër i lartë është arrestuar apo dërguar Misrata. Ne dimë se disa radio lokale kanë thënë kësisoji, por konfirmimi i vërtetë do të vie nga Këshilli Kombëtar Tranzicional në Bengazi”.

As departamenti amerikan i shtetit nuk ka mundur, deri më tani, ta konfirmoi qoftë zënien apo vrasjen e Gadafit, përderisa zyrtarët e NATO-s janë duke i kontrolluar raportet e deritashme.

Mediat lokale në Libi cituan zyrtarë të KKT-së të kenë thënë se Gadafi është zënë kur po tentonte të ikte nga Sirte, ndërsa vargoni i tij u bë cak i një sulmi të NATO-s.

Përfaqësuesi i KKT-së, Abdel Maxhid Mlegta, i tha Reutersit se Gadafi ka vdekur nga plagët që i ka marr gjatë arrestimit. Disa media të tjera libiane madje thanë se ai u qëllua për vdekje.
XS
SM
MD
LG