Ndërlidhjet

logo-print

Palestinezët-jo të gatshëm për dialogun me Izraelin


Kryeministri i qeverisë së palestinezëve tha se nuk beson që, për momentin, të ekzistojnë kushtet e duhura që palestinezët të rinisin një dialog kuptimplotë me Izraelin.

Kryeministri, Salam Fajad, i bëri këto komente të mërkurën në Uashington gjatë një takimi të sponsorizuar nga një grup që promovon idenë e ekzistimit të shtetit të pavarur palestinez.

Komenti i tij u bë pas kritikave që kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ua drejtoi palestinezëve rreth kundërshtimit të tyre për zhvillimin e bisedimeve direkte në takimin e ardhshëm të “kuartetit” ndërkombëtar që po ndërmjetëson bisedimet për paqe ndërmjet të dyja palëve.

Kuarteti pritet që në Jerusalem të zhvillojë takime të ndara me palën palestineze dhe atë izraelite më 26 tetor.
XS
SM
MD
LG