Ndërlidhjet

Lëndohen 22 qytetarë serbë


Gjatë aksionit të sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit, 22 qytetarë serbë janë lënduar lehtë-në mesin e tyre 3 rëndë, njoftuan përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.

"Ata janë kuruar në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok", ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë Borivoje Jakshiq, drejtor i kësaj shtëpije të shëndetit.

"Gjendja e të lënduarve është stabile. Ata kanë pësuar kryesisht lëndime të lehta trupore, të shkaktuara nga lotësjellësit dhe mburojat e ushtarëve. Lëndime të lehta kanë marrë kryesisht femrat, për shkak se kanë qenë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it”, tha Jakshiq.
XS
SM
MD
LG