Ndërlidhjet

Kamerun: Të mbahen mend viktimat e Gadafit


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se kryeministri i Libisë, Mahmud Xhibril, ka konfirmuar se kolonel Gadafi ka vdekur.

Mëtutje ai theksoi se “sot është dita për t’i kujtuar të gjitha viktimat e kolonel Muamer Gadafit, nga ato që vdiqën në lidhje me fluturimin Pan Am mbi Lokerbi, te oficerja policore britanike, Ivone Fleçer, në një rrugë në Londër, e qartazi, të gjitha viktimat e terrorizmit të Armatës Republikane Irlandeze, që vdiqën për shkak të përdorimit të Semteksit të Libisë”.

Kryeministri Kamerun, ka theksuar se, poashtu, duhet të mbahen mend shumë libianë, “që vdiqën në duart e këtij diktatori brutal dhe regjimit të tij”.

Ai është shprehur se populli në Libi tash, pas këtij lajmi, “ka rast të madh për ta ndërtuar një të ardhme të fuqishme demokratike”.
XS
SM
MD
LG