Ndërlidhjet

Dell: SHBA e përkrah aksionin në veri


Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, ka shprehur keqardhje që nuk “lejohet rendi dhe ligji” në pjesën veriore të Kosovës.

“Më vjen keq që grupet ekstremiste serbe nuk e lejojnë funksionimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore”, tha sot zoti Dell, gjatë qëndrimit në Junik.

Sipas tij, KFOR-i, është i mandatuar nga Rezoluta e OKB-së për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Zoti Dell ka thënë se ne e mbështesim çdo aksion në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG