Ndërlidhjet

Serbi: Qeveria kërkon përmbajtje dhe evitim të incidenteve


Qeveria e Serbisë u ka bërë thirrje sot të gjithë pjesëtarëve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për përmbajtje dhe mospërdorim të dhunës, dhe ka ftuar edhe popullatën lokale, që të mos reagoj në provokime, në mënyrë që të evitohen incidentet.

Zëdhënësi Milivoje Mihajlloviq, në një konferencë për shtyp në Beograd, tha se qeveria e Serbisë këmbëngul në qetësimin e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e komunikimit të KFOR-it me popullatën lokale.

“Duhet të evitohen incidentet dhe gjërat të kthehen në tavolinën e bisedimeve”, tha Mihajlloviq.
XS
SM
MD
LG