Ndërlidhjet

Obama: Vrasja e Gadafit - fundi i një kaptine në Libi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha sot se vrasja e liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi, “shënon fundin e një kaptine të gjatë dhe të dhembshme” për Libinë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama theksoi se tash bota mund të thotë se definitivisht regjimit të Gadafit i erdhi fundi.

Mëtutje, ai ka kërkuar që libianët ta sigurojnë armatimin e rrezikshëm dhe t’i respektojnë të drejtat e njeriut.

Presidenti Barak Obama i ka tërhequr vërejtjen botës arabe se regjimeve të “grushtit të hekurt”, pashmangshëm do t’u vjen fundi.
XS
SM
MD
LG