Ndërlidhjet

Libianët festojnë vrasjen e Gadafit


Libianët në kryeqytetin Tripoli, dhe nëpër tjera vende të këtij shteti, kanë festuar vrasjen e sundimtarit, Muamer Gadafi.

Shumë njerëz nga komuniteti ndërkombtar gjithashtu e kanë mirëpritur lajmin për vrasjen e Gadafit, dhe i kanë bërë thirrje Libisë që tani të punojë për një të ardhme demokratike që qëndron larg me brutalitetin e diktaturës së Gadafit.

Këshilli Kombëtar Kalimtar, tha se Gadafi u vra kur një përleshje me armë shpërtheu midis mbështetësve të tij dhe forcave të qeverisë. Është thënë se askush nuk ka dhënë urdhër për vrasjen e njeriut që sundoi Libinë për 42 vite.

Kryeministri i përkohshëm, Mahmud Xhibril, thotë se Gadafi vdiq nga një plumb në kokë.

Nuk është ende e qartë se ku do varroset Gadafi, por ka pasur raporte që kanë thënë se varrosja e tij ka mundësi të bëhet në mënyrë të fshehtë.
XS
SM
MD
LG