Ndërlidhjet

logo-print

Obama zhvillon video-konferencë me udhëheqësit e BE-së


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka zhvilluar bisedime përmes një video-konference, me udhëheqësin francez, gjerman dhe britanik, rreth rrugës përpara në krizën e euro-zonës.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, lëshuar pas bisedimeve të enjten, thuhej se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi, udhëheqësit dominues të euro-zonës, "kuptojnë plotësisht urgjencën e çështjeve në euro-zonë," dhe se ata janë "duke punuar me zell" drejt një zgjidhje "të plotë" dhe "politikisht të qëndrueshme".

Franca dhe Gjermania kanë njoftuar përmes një deklarate të përbashkët se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë një zgjidhje për krizën të shtunën, por që asnjë vendim nuk do të mirret para një takimi tjetër që pritet të mbahet më së largu të mërkuren.
XS
SM
MD
LG