Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Tunizisë bën thirrje për votime


Kryeministri i Tunizisë, Beju Caid Sebsi, u ka bërë thirrje popullit tunizian të votojnë “pa frikë” në zgjedhjet e para të këtij vendi, që nga largimi i presidentit Zina al-Abidine Ben Ali, në janar. Në një transmetues televiz, Sebsi ka thënë se votimet e së dieles do të mbahen pa mashtrime dhe dhunim të votës.

Tunizianët do të votojnë për një asamble 217 antarëshe, e cila planifikohet që ta rishkruajë kushtetutën.

Raportet thonë se Partia Islamiste Enhada, pritet që të fitojë shumicën e votave. Këto zgjedhje do të jenë të parat ne një vend që ka qenë pjesë e “Pranverës Arabe.”

Kryengritja e popullit të Tunizisë kundër varfërisë dhe korrupsionit ka bërë që në janar të largohet nga zyra e tij Ben Ali, i cili ka qenë në pushtet për 23 vite. Pas largimit ish-presidenti ka ikur për në Arabi.
XS
SM
MD
LG