Ndërlidhjet

Pakistani e Kirigizi në betëjë për Këshillin e Sigurimit


Pakistani pret që sot të fitojë një ulëse pranë rivalit të tij Indisë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e përgjithshme 193 antarëshe, do të votojë sot për të zgjedhur pesë antarë të rinj jo-permanent të Këshillit të Sigurimit, që do të shërbejnë për dy vite.

Pakistani është në konkurencë me Kirigizn, për një ulëse të vetme që është e hapur në rajonin e Azisë. Pakistani më parë ka mbajtur gjashtë mandate në Këshillin e Sigurimit që kur e ka fituar pavarsinë në vitin 1974, ndërsa Kirigizi nuk ka qenë kurrë pjesë e Këshillit.

Në rajonet tjera, Azerbaixhani, Hungaria dhe Sllovenia po konkurojnë për të fituar një ulëse që do të lirohet nga Bosnja në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG