Ndërlidhjet

Çavezi deklaron se është shëruar


Presidenti venezuelas, Hugo Çavez, ka deklaruar se trajtimi i tij ka përfunduar me sukses, dhe se ai nuk e ka sëmundjen më.

Çavez ka dhënë këtë njoftim pas arritjes në Venezuelë nga trajtimi i tij në Kubë, të enjten.

Udhëheqësi majtist i Venezuelës ka pasur një tumor, i cili i është larguar në qershor në Kubë.

Çavez ka vizituar qytetin La Fria dhe ka vizituar kishën, Santo Cristo de la Grita, për falenderime për shërimin e tij.

Çavezi, 57 vjeqari ka kryesuar Venezuelën për 13 vitet e kaluara.
XS
SM
MD
LG