Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Veprimet në veri-të koordinuara


Kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi mbështetjen e tij për aksionin e KFOR-it për lirimin e rrugëve në veri të vendit.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Thaçi tha se veprimet e KFOR-it në veri janë pjesë e angazhimeve konkrete për vendosjen e rendit dhe ligjit, ndërkaq ka dënuar dhunën ndaj forcave paqeruajtëse.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë përkushtimin e vazhdueshëm të forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, që në kuadër të mandatit të tyre, po përmbushin angazhimet për vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pjesën veriore të vendit. Dëshiroj të theksoj se të gjitha angazhimet dhe përkushtimet janë të përbashkëta e të koordinuara në mes të qeverisë së Republikës së Kosovës, autoritetetve të KFOR-it, EULEX-it, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar.
XS
SM
MD
LG