Ndërlidhjet

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen në Dobrushë


Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar për vrasjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut.

“Pas identifikimit të personit të dyshuar, policia ka vazhduar punën pa ndërprerë, duke zhvilluar hetime intensive të cilat kanë rezultuar me lokalizimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, i cili më pas i është vetëdorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën per media të policisë.

Mësohet se i dyshuari me inicialet N.V. shtetas i Kosovës me vendbanim në fshatin Lukavc i Begut, pas vetëdorëzimit është arrestuar nga njësiti i hetimeve rajonale të DRP Pejë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

Ndërkohë, në emër të qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, ftoi organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që kryesi i "këtij akti të rëndë" sa më shpejtë të nxirret para organeve të drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar.
XS
SM
MD
LG