Ndërlidhjet

Paralajmërojnë Asadin për rënien e regjimit


Raportet bëjnë të ditur se pas faljes së Xhumasë në rrugët e qyteteve në Siri ka dalë një numër i madh protestuesish për të kërkuar largimin e presidentit Basar Al Asad.

Duke iu referuar vrasjes së ish-presidentit të Libisë, Muamer Gadafi, protestuesit brohorisnin parulla duke paralajmëruar Asadin se regjimi i tij do të jetë ai i radhës që do të bie.

Disa njerëz raportohet të jenë vrarë në qendër të Homsit, kur forcat e sigurisë hapën zjarrin mbi protestuesit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë që më shumë se 3000 njerëz të jenë vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare në Siri.
XS
SM
MD
LG