Ndërlidhjet

BE-ja vë sanksione ndaj pesë njerëzve


Bashkimi Evropian njoftoi përmes një deklarate se do të zbatojë sanksione ndaj pesë njerëzve që ndërlidhen me komplotin e dështuar që kishte për qëllim vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, në deklaratë nuk u përmendën as emrat e as përkatësitë kombëtare të njerëzve në fjalë, por thuhej se “asetet financiare të BE-së do të ngrihen dhe se atyre nuk do t’u lihet më në dispozicion asnjë fond”.

Një gjykatë e lartë dënoi të enjtën në Nju Jork dy iranianë që dyshohet t’ia kenë dhënë 1.5 milionë dollarë një meksikani për ta vrarë ambasadorin saudi-arab në Uashington.

Irani ka mohuar të ketë pasur njohuri rreth përfshirjes së forcës elite të Iranit "Garda e Revolucionarëve” në të ashtuquajturin komplotin e dyshuar.
XS
SM
MD
LG