Ndërlidhjet

logo-print

Turqia vazhdon sulmet ndaj kurdëve


Aeroplanët turkë kanë vazhduar gjatë natës bombardimet mbi bazat e rebelëve kurdë në veri të Irakut, ndërsa Ankaraja kërkoi mbështetjen e autoriteteve iraniane për këtë fushatë.

Ushtria turke njoftoi përmes një deklarate se sulmet ajrore dhe tokësore kundër rebelëve të jenë të përqëndruar “kryesisht” në rajonin Kukurca të Turqisë, ndërsa thuhet se “disa” sulme janë zhvilluar edhe në Irak.

Që nga e mërkura, shteti turk angazhoi rreth 10 mijë ushtarë në ndjekjen e rebelëve kurdë si kundërpërgjigjie ndaj vrasjes së 24 ushtarëve turkë.
XS
SM
MD
LG