Ndërlidhjet

Rusia gati për anëtarësim në OBT


Bashkimi Evropian paralajmëroi një arritje të madhe në negociatat që kanë për qëllim anëtarësimin, deri në fund të këtij viti, të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Komisioneri për Tregti i BE-së, Karel De Guht, tha se janë zgjidhur çështjet e fundit bilaterale me Moskën rreth industrisë se veturave, eksportimit të produkteve bujqësore nga Rusia dhe rreth taksave për importimin e drurit.

Megjithatë, Moskës ende i duhet të tejkalojë një mosmarrëveshje me Georgjinë fqinjë, e cila ka fuqinë për ta bllokuar anëtarësimin e Rusisë.

Rusia është shteti i fundit me një ekonomi të zhvilluar që ende nuk është anëtare e OBT-së.
XS
SM
MD
LG