Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani fiton ulëse në KS


Pakistani u zgjodh sot si shtet jo i përhershëm anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një mandat dyvjeçar që nis nga janari.

Pakistani siguroi shumicën e dy të tretave të nevojshme.

Me këtë, Pakistani-shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që ka kontribuar në shumë misione paqëruajtëse, do ta nis, për herë të shtatë, mandatin dyvjeçar si anëtar jo i përhershëm i KS-së.

Gjatë votimit Kirgistani paraqiti ofertën e parë formale për anëtarësim në Këshillin e Sigurimit edhe pse ky shtet kishte shfaqur aspiratën për të kërkuar ulëse në këtë mekanizëm qysh në vitin 1997.

Maroko dhe Guatemala fituan gjithashtu ulëse në Këshillin 15 anëtarësh.

Më vonë, do të ketë një raund të dytë të votimit ndërmjet Azerbejxhanit, Sllovenisë, Hungarisë për një ulëse nga Evropa Lindore, të cilën në fund të këtij viti do ta lirojë Bosnja.
XS
SM
MD
LG