Ndërlidhjet

SHBA: Të transferohet pushteti sa më shpejt në Jemen


Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për transferim të menjëhershëm të pushtetit në Jemen. Kjo thirrje ka ardhur pasi Këshilli i Sigurimit e ka aprovuar të premten, një rezolutë që dënon dhunën në Jemen dhe thërret presidentin, Ali Abdullah Saleh, të tërhiqet nga pushteti.

Departamenti i shtetit tha se komuniteti ndërkombtar ka dërguar “një mesazh unik, të qartë se ka ardhur koha që presidenti Saleh t’i lejojë popullit të Jemenit të jetojnë të lirë nga dhuna dhe pasiguria.”

Rezoluta në Këshillin e Sigurimit, ka kaluar unanimisht, dhe i bënë thirrje Salehit të nënshkruajë një marrëveshje që do të qonte në dorëheqjen e tij dhe në një transferim paqësor të pushtetit.

Kjo rezolutë gjithashtu denon “fuqimisht” sulmet e qeverisë kundër demonstruesve, që kur protestat kundër regjimit të Salehit kanë shpërthyer në janar.
XS
SM
MD
LG